Trajkoviç: Uniforma e Vulinit është irrituese
Prishtinë, 1 nëntor - Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviç, ka deklaruar që edhe atë si serbe e irriton uniforma e Aleksandër Vulin dhe se në këtë aspekt i kupton edhe reagimet e autoriteteve të Prishtinës.
Gjatë emisionit Dogovor ka thënë se një zyrtari shtetëror nuk i bën nder dhe as nuk i ka hije që të shfaqet në publik me uniformë.
Është irrituese. Edhe mua si serbe më pengon. Është lojë me ndjenjat, emocionet tona. Sikur provon të nxisë brenda nesh kujtime në uniformën e dikurshme, të cilën e kemi dashur dhe me të cilën jemi ndjerë më të lirë, ka thënë ajo.
\"Tani që edhe ministrat shqiptarë po kërkojnë të vizitojnë Luginën e Preshevës, si do të ndihej popullata atje sikur edhe ata të shkonin me uniforma dhe me emblema?, tha Trajkoviç.