Trajkoviç: Serbët janë të frikësuar dhe po mendojnë të largohen
Prishtinë, 3 korrik - Deputetja e Listës unike serbe në Kuvendin e Kosovës Rada Trajkoviç ka theksuar se vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për t`i dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë është i papërgjegjshëm dhe se për këtë, sipas saj, kanë dëshmuar incidentet që kanë ndodhur gjatë Vidovdanit.
Në një deklaratë për radio KiM ajo ka thënë se me këtë vendim do të rrezikohet mbrojta institucionale e serbëve duke theksuar se pas ngjarjeve të fundit nw veri serbët janë të frikësuar dhe se shumica po mendojnë të largohen nga Kosova.