20 Janar 2025

Tragjeditë familjare të mbahen jashtë fushatës

Prishtinë, 3 qershor - Rrjet i OJQ-ve AVONET, që monitoron fushatën zgjedhore, ka vënë re se në qendër të vëmendjes së debatit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 qershorit është vendosur rasti i vdekjes së pesëmbëdhjetë vjeçarit Fatlum Haxhiu nga leukemia.

Pikësëpari rrjeti shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të Fatlumit nga kjo sëmundje fatale në një moshë kaq të re  dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për këtë humbje kaq të rëndë.

Përfshirja e lajmit të humbjes së jetës së një fëmije nga mediat si pjesë e lajmeve dhe debateve të fushatës elektorale, është e papranueshme sepse cënon etikën gazetareske si dhe ndjeshmërinë e familjes që ka pësuar këtë fatkeqësi të rëndë.

\"Po ashtu shprehim shqetësimin për instrumentalizimin politik kësaj çështje kaq delikate. Ne besojmë se e gjithë shoqëria jonë duhet të shpreh ngushëllimet dhe respektin më të madh për familjen e Fatlumit që po përjeton këtë vuajtje të madhe si dhe të ofrojë maksimumin e mbështetjes morale dhe dhembshurisë.\"

\"Prandaj vlerësojmë se është e papranueshme dhe çnjerëzore që kjo ngjarje dramatike dhe vuajtja e paimagjinueshme e të afërmve të Fatlumit të instrumentalizohet për qëllime të ngushta politike dhe përfitime elektorale\", thekson AVONET.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)