28 Prill 2024

“Tporat”: Kroacia mund ta ndihmoj ushtarakisht Kosovën

Zagreb, 29 korrik - Në rast të eskalimit të situatës së sigurisë në Kosovë, pas ngjarjeve në veri, një shtet nga rajoni pritet t’i dal në ndihmë ushtarakisht Kosovës.

Kështu së paku vlerëson njëri ndër portalet e lajmeve më kredibile në Kroaci, “Tporat”. Në artikullin kryesor të premten, “Tportal” vlerëson se dhuna në kufijtë e Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapja e zjarrit ndaj helikopterëve kroat të KFOR-it, kanë shtruar një pyetje të pashmangshme - si do të veprojnë forcat kroate të KFOR-it në rast të eskalimit të situatës?

Analistët ushtarakë mendojnë se nuk do të ketë përkeqësim të situatës, ndërkohë diplomatët me përvojë flasin për “rivendosjen” e rolit të Kroacisë, shkruan Tportal.

“Përfshirja e Kroacisë në Kosovë tregon jokoherencën, dhe një nga paradokset e politikës së jashtme kroate. Në njërën anë luajmë me NATO-n dhe aleatët evropianë, ndërkohë jemi në territorin e një shteti armik, por në të njëjtën kohë nëpërmjet BE-së prezantojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me një armik tjetër”, ka paralajmëruar analisti ushtarak, Igor Tabak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)