04 Maj 2024

Topi, Jahjaga, Berisha e Thaçi të vizitojnë Luginën e Preshevës

Preshevë, 8 janar - Pas vizitës së presidentit të Serbisë në Kosovë Boris Tadiç kanë reaguar intelektualët shqiptarë në Luginën e Preshevës të cilët kanë kërkuar që presidendetët e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe dy kryeministrat Berisha dhe Thaçi të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Përmes një letre drejtuar krerëve të dy shteteve, Shqipëri dhe Kosovë, intelektualët e Preshevës ka theksuar se meqë presidenti Tadiç dhe zyrtarët e tjerë serb hyjnë e dalin në Kosovë atëherë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi duhet të marrin përgjegjësinë dhe shembullin duke bërë përpjekje diplomatike që të vijnë një ditë të vizitojnë tre komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo - historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitete tjera, etj.

Intelektualët shqiptarë të Luginës gjithashty apelojnë që institucionet shqiptare në Tiranë, por sidomos në Prishtinë të ngrejnë zërin për të shënuar dhe rikujtuar dëbimin dhe genocidin masiv të ushtruar ndaj shqiptarëve duke i dëbuar nga vendbanimet shqiptare në Serbinë Qendrore.

Ndërkohë Ilir Meta, në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm shqiptar dy vite më parë ishte njëri ndër zyrtarët më të lartë të institucioneve të shtetit shqiptar që vizitoi Luginën e Preshevës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)