Tony Blair sot takohet me qytetarë
Prishtinë, 9 korrik - Ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair i cili që nga dje po viziton Kosovën, sot në agjenden e tij ka planifikuar të takohet me qytetarë, takim ky i cili do të mbahet përballë Teatrit Kombëtar të Prishtinës, nga ora 12:00.
Po ashtu për ta nderuar mikun e madh të Kosovës, ish-kryeministrin e Britanisë Madhe Tony Blair, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancë solemne.
Blair dje gjatë takimit me krerët e institucionët e Kosovëska thënë se Kosova është çështje e zgjidhur, në kuptim që Kosova është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, si shtet i pavarur.
Ai tha se Kosova ka shënuar një përparim të madh gjatë këtyre 11 vjetëve pas çlirimit te saj, por tani sfida për Kosovën është zhvillimi ekonomik i vendit."Ka një lloj procesi të njohjes ndërkombëtare, por mendoj se me përparimin e Kosovës do të bëhet edhe më e lehtë që të zgjidhet edhe kjo çështje. Pra, dujke marrë parasysh rezolutën e Parlamentit Evropian, kjo është e rëndësishme. Sigurisht që këto gjëra do të vazhdojnë, do të ketë mospajtime të vazhdueshme, por nëse e shohim përparimin e vazhdueshëm të këtyre njohjeve, kjo është impresive, ka thënë Blair.
Ish-kryeministri britanik, së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si arkitektët e fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe, që mundësoi largimin e forcave serbe nga Kosova.
Blair cilësohet nga shqiptarët e Kosovës si hero dhe një numër i fëmijëve në Kosovë janë pagëzuar me emrin e tij, në shenjë nderimi për kontributin dhënë për Kosovën.
Kjo është vizita e dytë e zotit Blair në Kosovë që nga viti 1999, pas përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s.