Tonga njeh Kosovën
Prishtinë, 17 janar - Tonga është shteti i radhës që ka njohur Republikën e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar në rrjetin social Facebook, kryeministri Hashim Thaçi. Kjo është njohja e parë për këtë vit.
Sapo mora njoftimin që Pavarësinë e Republikë së Kosovës e njohu Tonga, shtet - ujdhesë në Oqeanin Paqësor. Kjo është njohja e 105-të e shtetit të Kosovës. Faleminderit Tonga!, ka shkruar Thaçi.