Tomislav Nikoliq presidenti i ri i Serbisë
Rezultati ishte 49.7% për Nikoliqin dhe 47% për Boris Tadiqin.
Tadiq ka pranuar humbjen dhe ka thënë se nuk do të bëhet kryeministër i qeverisë se Serbisë.
Lideri i partisë përparimtare serbe Tomislav Nikoliq ka fituar zgjedhjet presidenciale serbe me rreth dy për qind epërsi ndaj Boris Tadiqit.
Gjatë një paraqitje publike Tadiq i ka uruar Nikoliqit fitoren dhe ka përjashtuar çdo mundësi që ai të bëhet kryeministër i Serbisë me socialistët e Ivica Daqiqit.
Qytetarë serb votuan Nikoliqin i cili deri në pranverë të vitit 2008 ka qenë numri dy ultranacionaliste, Partisë Radikale të Kriminelit të Voislav Sheshelit i cili gjendet në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.
Nikoliq ka qenë mbështetës i politikës se Millosheviqit deri në pranverë të vitit 2008 kur ka dhënë dorëheqje nga partia radikale dhe ka themeluar partinë e vet Partia Përparimtare Serbe (SNS).
Nikoliq ka qenë kundër integrimit të Serbisë në BE, por e ka ndryshuar kursin para rreth katër viteve. Me gjithë përkrahjen e perëndimit për Tadiqin qytetaret serb dëshmuan se nuk kanë hequr dorë nga nacionalizmi.
Me fitoren e Nikoliqit Srbia mund të futet në një krizë politike dhe institucionale për arsye se SNS e Nikoliqit i ka fituar edhe zgjedhjet parlamentare.
Megjithatë partia e Tadiqt dhe socialistët e Daqiqit e kanë një marrëveshje në parim për krijimin e një qeverie të koalicionit.
Megjithatë fitorja e Nikoliqit mund të ndryshoj qëndrimin e partive që kanë fituar ulëse në parlamentin serb.
Sa i përket qëndrimit ndaj Kosovës Nikoliq dhe Tadiq nuk dallojë shumë ndaj njëri tjetrit. Votuesi serb i dha një flakaresh shteteve perëndimore të cilat me çdo kusht kanë përkrahur kandidaturën e Tadiqit dhe partinë e tij.