18 Maj 2024

Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 9 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka pranuar një letër nga Ministri i Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“I nderuari Ministër Hoxhaj, shpreh mirënjohjen për vizitën tuaj në Timorin Lindor me 15 shtator, ku ne kemi diskutuar çështjet e interesit të përbashkët. Timori Lindor ndan eksperienca të përbashkëta dhe solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës.

Kam nderin që t’u përcjell juve, dhe përmes juve Qeverisë së Kosovës, se Qeveria Demokratike e Timorit Lindor njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Me këtë njohje formale është dëshira ime që Timori dhe Kosova mund të lidhin marrëdhënie diplomatike sa më parë”, thuhet në letrën dërguar Ministrit Hoxhaj.

Në këtë letër po ashtu thuhet se Timori Lindor shpreh urimet e përzemërta popullit të Kosovës për progresin e arritur. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj me 15 shtator ka vizituar Timorin Lindor, ku ishte pritur nga përfaqësues të lartë të këtij shteti.

Gjatë takimeve të ndryshme edhe në Fiji dhe New York, Ministri Hoxhaj kishte marr mbështetjen e këtij shteti për të njohur pavarësinë e Kosovës, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)