18 Janar 2025

Thirrje për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike

Prishtinë, 30 tetor - Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” DnV ka pritur në një takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin është biseduar për përgatitjet rreth monitorimit të zgjedhjeve që ka bërë Demokracia në Veprim, si dhe për rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Përfaqësues të DnV-së kanë njoftuar për procesin e fushatës zgjedhore, duke e cilësuar si të qetë në përgjithësi, si dhe për procesin e përgatitjes për monitorimin e zgjedhjeve.

Shqipe Pantina ka folur për fushatën zgjedhore, e cila sipas saj është zhvilluar e qetë. Ajo po ashtu ka folur edhe për përgatitjet që ka bërë DnV për ditën e zgjedhjeve dhe procesin e monitorimit të zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka bërë thirrje që zgjedhjet e 3 nëntorit të zhvillohen në frymën demokratike dhe të jenë të lira. Ai po ashtu i ka ftuar qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje, pasi sipas tij këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për qytetarët dhe jetën e tyre, sid he për ndërtimin e demokracisë.

“Edhe pse komuniteti ndërkombëtarë është i përkushtuar që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike, prapëseprapë është me rëndësi që për vetë qytetarët e Kosovës zgjedhjet të jenë të rregullta”, ka thënë ambasadori Braathu.

Ambasadori Braathu ka vlerësuar se përvojat e zgjedhjeve të kaluara nuk duhet të përsëriten, ndërkohë i ka ftuar qytetarët që të raportojnë për çdo tentim të parregullsive dhe manipulimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)