Themelohet Shoqata Mbarëkombëtare Shqiptare e Muhaxhirëve
Prishtinë, 15 shkurt - Në Institutin Albanologjik në Prishtinë, të mërkurën, më 15 shkurt 2017, u mbajt Kuvendi themelues i Shoqatës Mbarëkombëtare Shqiptare të Muhaxhirëve.
Në këtë Kuvend u zgjodhën organet drejtuese të Shoqatës. U zgjodh Kryesia, ndërsa kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare Shqiptare të Muhaxhirëve u zgjodh Asllan Qyqalla.
Kjo Shoqatë ka statutin dhe programin e punës dhe do të merret me aktivitete që kanë të bëjnë me muhaxhirët nga Toplica, përkatësisht nga Sanxhaku i Nishit, prej nga ku në vitin 1877/78 janë përzënë me dhunë shqiptarët e 723 fshatrave.
Qëllimi i themelimit të kësaj Shoqate është që të senzibilizojë çështjen e muhaxhirëve, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme që mos të harrohet se nga kanë ardhur muhaxhirët dhe për ti vizituar varret e të parëve të tyre. /Ahmet Pllana