Themelohet Organizata Deputetët Global Kundër Korrupsionit në Kosovë
Prishtinë, 9 dhjetor - Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet ceremonia e anëtarësimit të deputeteve të Kosovës në Organizatën Botërore të Parlamentareve kundër Korrupsionit-GOPAC, me ç\'rast do të bëhet edhe themelimi i Degës së GOPAC-ut në Kosovë.
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e Kuvendit të Kosovës (KK), me mbështetjen e UNDP, do të nënshkruajnë themelimin e kësaj dege për herë të parë në Kosovë.
Kapitulli i GOPAC në Kosovë do të ofrojë fokus të ri në forcimin e kapaciteteve të parlamentarëve për të adresuar çështjet e korrupsionit dhe për promovimin e qeverisjes së mirë brenda kontekstit të Kosovës.
Parlamentarët e Kosovës do të jenë pjesë e punës së kapitujve rajonalë të GOPAC-ut në drejtim të luftimit të korrupsionit përmes mbështetjes së ndërsjellë dhe shkëmbimit të njohurive.
Ata do të punojnë në identifikimin e mundësive për të zbatuar marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare e rajonale në Kosovë, dhe për të forcuar kapacitetin e parlamentarëve në përmbushjene rolit të tyre mbikëqyrës në Kuvend.
Ky aktivitet mbështetet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës.