22 Janar 2025

Themelohet Këshilli për zbatimin e Strategjisë Qeveritare

Prishtinë, 15 tetor - Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile ka zhvilluar takimin e parë themelues. Ky Këshill do të do të jetë mekanizëm për zbatimin e Strategjisë dhe zhvillimin e bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë.

Takimi është bashkë kryesuar nga sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, Fitim Krasniqi, dhe Valdete Idrizi, përfaqësuese e CiviKosit.
 

“Si një Këshill që ka më shumë anëtarë të Shoqërisë civile se sa të Qeverisë së Kosovës, jam i bindur në suksesin, efikasitetin dhe produktivitetin e tij. Ju siguroj se ky mekanizëm i krijuar nga Qeveria, do të raportoj periodikisht për rrjedhën dhe rezultatet e saja, do kërkuar kontribut nga të gjithë akterët që janë të përfshirë në këtë proces. Unë personalisht do të angazhohem që të gjitha kapacitetet tona personale, administrative dhe profesionale që ka Qeveria e Kosovës, të jenë në dispozicion të Këshillit, në mënyrë që të kemi mbarëvajtje sa më efikase të gjithë këtij procesi, dhe zbatimit të kësaj politike të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës” ka thënë sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi.

 
Këshilli, është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e datës 2 prill 2014 dhe është i përbërë nga  29 anëtarë, 14 prej të cilëve janë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 15 anëtarë nga shoqëria civile.

 
Strategjia Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile ka identifikuar katër objektiva kryesorë të bashkëpunimit:
 

Pjesëmarrje e siguruar dhe e fuqizuar e shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit

 Sistem i ndërtuar i kontraktimit të shërbimeve publike për organizatat e shoqërisë civile

 Sistem i ndërtuar dhe kritere të përcaktuara për përkrahje financiare për OSHC, si dhe

Nxitja e qasjes së integruar në zhvillimin e vullnetarizmit


Në këtë takim janë aprovuar Rregullat e Punës së Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, si dhe është marrë vendim për krijimin e ekipeve punuese, sipas katër objektivave të identifikuara në Strategjinë Qeveritar për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2017. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)