Thellohet bashkëpunimi në mes të FR-PSHDK dhe DEMYC
Prishtinë, 4 maj - Keto ditë Forumin Rinor të PSHDK-së e vizituan z. Javier Hurtado Mira, sekretar gjeneral I DEMYC dhe Juela Hamati, nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila njëherësh është edhe e ngarkuar për prezantimin e këtij forumi në arenën ndërkombëtare.
Interesimi i z. Javier ishte që të njihej me forumin rinor dhe PSHDK-në në përgjithësi, si dhe format e bashkëpunimit.
Gjate takimit, u prezantuan aktivitetet, synimet për të ardhmen, si dhe vlerat demokristiane. Po ashtu, u kërkua që të investohet në frymën e re demokristiane dhe krijimin e liderëve të rinjë.
\"Demokristianet e Kosovës bëjnë pjesë në familjen e madhe të Demokristianëve të Evropës dhe roli i tyre do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit. Le të investojmë në gjeneratën e re dhe në politikat e të rinjëve evropian\", tha mes tjerash Javier Hurtado Mira.
FR-PSHDK do të jetë i ftuar që të marr pjesë në të gjitha konferencat rajonale dhe ndërkombëtare të Evropes në mënyrë që të jetë e informuar për rrjedhat e të rinjëve ndërkometaër.
Javier theksoi se Demokristianët do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme gjatë zgjedhje parlamentare.
Juela Hamati premtoni angazhimin e kryetarit të forumit rinor të PD-së, z. Gerti Bogadni për përkrahjen e tij në International Young Democrat Union-IYDU ku njëherësh është zëvendës president.
Në fund të takimit, në shenjë respekti, u ndanë disa dhurata dhe u bënë disa vizita në qytet dhe në katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.