Thaçit mund ti dalin pengesa për tu bërë president
Prishtinë, 14 janar - Analistët politikë, Shkëlzen Maliqi dhe Halil Matoshi kanë vlerësuar se lideri i PDK-së, Hashum Thaçi mund të bëhet president i Republikës së Kosovës.
Sipas tyre, ai nuk do të ketë problem aspektin kushtetues dhe çështjen e votave në Kuvendin e Kosovës, meqë në raundin e tretë nevojitet shumicë e thjeshtë, shkruan Epoka e re.
Megjithatë, ata kanë thënë se Thaçit mund ti dalin pengesa tjera në rrugën e tij drejt këtij posti.