Thaçit i ndalohet të raportojë në kuvend
Prishtinë, 8 mars - Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi i është mohuar raportimi për takimin e tij më të fundit me Ivica Daciq, kryministri serb në kuvendin e Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në seancën e sotme kërkoi nga deputetët që t`ia mundësojnë raportimin rreth takimit të fundit që kishte në Bruksel.
Kryeministri Thaçi tha se procesi po kalon në një moment vendimtar, prandaj qytetarët e Kosovës dhe deputetët duhet të jenë të informuar në detaje.
Mos raportimi i kryeministrit të Kosovës është kundërshtuar fort nga grupi parlamentar i PDK- së.
Ndërkohë që me 41 vota pro, me 41 kundër dhe 1 abstenim nuk kaloi mocioni i PDK për raportim të kryeministrit.