Thaçi:Kuvendi duhet ta marr vendimin për themelimin e Tribunalit
Prishtinë, 17 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Fabrikën e barnave TrePharm, i është përgjigjur interesimit të medias lidhur me themelimin e Tribunalit për krimet e supozuara të luftës së fundit në Kosovë. Lidhur më këtë, Kryeministri Thaçi theksoi:
Jemi takuar me spektrin politik kosovar, kemi biseduar me partnerët tanë ndërkombëtar.
Kurdo që e procedon Kryesia e Kuvendit, partitë politike do të jenë prezentë në Kuvend dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që ti japim një përgjigje adekuate dhe meritore dhe të përgjegjshme në raport me shtetin dhe interesat e qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
\"E kam theksuar edhe më herët, se mes dy opsioneve, tani ka mbetur një opsion. Edhe pse kjo çështje është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet ta marr vendimin deklaroi kryeministri Thaçi.