Thaçi: Zymberaj bashkoi Kosovën
Vushtri, 30 korrik- Kryeministri Hashim Thaçi, vizitoi sot familjen e policit të vrarë Enver Zymberaj. Me këtë rast, Thaçi i shprehu ngushëllimet më të thella familjes së heroit të Kosovës..
Thaçi tha se Zymberaj ka qenë një nga ata që është sakrifikuar për shtetin dhe ka bashkuar Kosovën në përpjekjen e saj për sovranitet.
Bashkë me kryeministrin, të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, një delegacion i lartë i Qeverisë dhe kryetarë komunash.
Ministri Rexhepi tha se ka indikacione të qarta për ata që e vranë policin Enver Zymberaj dhe tha se shumë shpejt do të ndërmerren masa, ndërkohë që i premtoi familjes se do të kenë gjithë kujdesin institucional, si dhe ndaj gjithë policëve të rënë në detyrë