Thaçi: Zhitia dhe Fazliu, frymëzim për pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 2 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka vlerësuar se idetë dhe akti sublim i heronjve të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu u bënë frymëzim për gjeneratën e cila ishte shumë e vendosur në rrugën drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
Sot u bënë 25 vjet që nga rënia heroike e dy veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, e heronjve të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Idetë dhe akti sublim i tyre u bënë frymëzim për gjeneratën e cila ishte shumë e vendosur në rrugën drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Lavdi emrit dhe veprës së tyre, ka shkruar Thaçi në Facebook.