15 Janar 2025

Thaçi: Zgjidhja e çështjes së mbi 1800 personave është prioritet

Prishtinë, 13 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të Federatës Botërore të Paqes, të përbërë nga Kryesuesi Dr.Hyung Jin Moon dhe Presidenti Dr.Thomas Walsh.

Kryeministri Thaçi falënderoi përfaqësuesit e Federatës Botërore të Paqes për bashkëpunimin dhe mbështjetjen e vazhdueshme.

Në takim, Kryeministri Thaçi ka informuar Moon dhe Walsh lidhur zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë lidhur me rrjedhën e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për rëndësinë e këtij dialogu në normalizmin e marrëdhënieve në mes  të dy shteteve.

Në këtë kuadër, Kryemisnitri Thaçi ka theksuar se zgjidhja e çështjes së mbi 1800 personave të pagjetur të Kosovës është çështje me prioritet të lartë dhe Serbia duhet të ofroj një vullnet institucional, transparencë dhe bashkepunim lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje. 

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Federatës Botërore të Paqes vlerësuan lartë përkushtimin e Kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për normalizimin e raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që sipas tyre, është në të mirë të dy popujve dhe të ardhmes evropiane të Ballkanit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)