18 Janar 2025

Thaçi: Zgjedhjet mesazh për Kosovën evropiane

Prishtinë, 1 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas kryerjes së obligimit qytetar në raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Prishtinës, Kryeministri Thaçi dha mesazhin për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë proces shumë të rëndësishëm për Kosovën, që të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar.

“Sot është një moment ku çdo qytetar i Kosovës ka obligim për të kryer, përballë këtij procesi demokratik, procesit të zgjedhjeve për mandatin e ardhshëm katërvjeçar të pushteteve lokale. Sot jam këtu si qytetar i Kosovës, si qytetar i Prishtinës, të kryej obligimin tim qytetar të participimit në këtë proces", ka theksuar ai.

 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se  ka besim të plotë se zgjedhjet do të jenë fer, të lira, transparente, zgjedhje që do të dërgojnë mesazhin më të mirë për Kosovën e re, për Kosovën evropiane, për një të ardhme edhe më të sigurt dhe më të mirë, për gjithë qytetarët e Kosovës”- u shpreh kryeministri Thaçi pas votimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)