18 Janar 2025

Thaçi: Zgjedhjet e 3 nëntorit kapitull i ri për veriun

Prishtinë, 27 shtator - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të hapin një kapitull të ri për normalizimin e plotë të gjendjes në veri.

\"Për herë të parë po organizohen zgjedhje lokale në veri të vendit, ku edhe ato katër komuna do të integrohen në Kosovë dhe ata qytetarë të Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhje për herë të parë sipas standardeve evropiane dhe në përputhje të plotë me legjislacionin kosovar.\"

\"Jam shumë optimist se pas 3 nëntorit do të hapet një kapitull i ri për Kosovën, kapitulli evropian, një kapitull i normalizimit të plotë të gjendjes në veri,” tha Kryeministri Thaçi.

Thaçi në intervistën e dhënë për \"Zërin e Amerikës\", ka folur edhe për vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it. Sipas Thaçit, kushtet në veri ekzistojnë për të zhvilluar zgjedhje, pavarësisht se ka elementë që duan trazira dhe frikësojnë qytetarët.

“Në veri janë të përshtatshme kushtet për zgjedhje por ende ka elementë që nuk duan zgjedhje, ende ka elementë që duan trazira, që duan të frikësojnë qytetarët. Por atje do të ngadhënjejë demokracia, do të ketë zhvillim ekonomik, investime dhe do të hapet një kapitull i ri, kapitulli evropian,” tha Kryeministri Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)