Thaçi: Zëra të izoluar, me agjendë kundër pavarësisë
Ai i ka quajtur zëra të izoluar veprimet e Vetëvendosjes, derisa ka shtuar se janë po të njëjtit individ, të cilët kundërshtuan shumë procese nëpër të cilat ka kaluar vendi.
Në të njëjtën kohë jemi të informuar edhe për veprimet e izoluara dhe zërat e izoluar që janë kundër këtij procesi, dhe që kanë qenë kundër edhe për bisedimet në Rambuje, janë po të njëjtit që kundërshtuan administrim ndërkombëtar edhe për planin e Ahtisarit, janë të njëjtit që kanë qenë kundër negoacitatave në Vjenë dhe deklaratës së pavarësisë."
"Zërat e këtye individëve janë gjithmonë me ata që janë kundër proceseve të dobishme në Kosovë dhe janë me agjendën e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës, ka thënë kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.
Kryeministri Thaçi e njoftoi po ashtu kabinetin qeveritar për zhvillimet e fundit në vend, rreth fillimit të dialogut me Serbinë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Thaçi tha se ka marrë ,mbështetje të plotë edhe nga presidentja e vendit dhe krerët e partive politike në vend për normalizimin e marrdhënieve me Serbinë. Ai tha se Kosova ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova ka një mbështetje të plotë të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila do të karakterizohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e Qeverisë, Thaçi bëri të ditur se ka takuar edhe presidentën e vendit dhe krerët partiak, nga të cilët ka marrë mbështetje për një proces të tillë:
Ai tha se në takim me Përfaqësuesën e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Ashton (Catherine Ashton), i cili ka qenë mjaft konstruktiv, është përforcuar qëndrimi se strukturat paralele do të shpërbëhen.
Thaçi tha se nga Serbia është kërkuar që të sillet në mënyrë evropiane karshi Kosovës dhe të heq dorë nga veprimet cenuese të integritetit të territorial të Kosovës.
Kosova e ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Javën e ardhshme do ta kemi në vizitë e sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, po ashtu në ditët në vijim vendin tonë do ta të vizitojë edhe Sekretarja e Shtetit, Hilari Clinton në mbështetje të konsolidimit të Kosovës theksoi kryeministri.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar të gjithë spektrin politik dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim që bashkërisht të angazhohen në përkushtimin për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës demokratike të lirë dhe të prosperuese për të gjithë qytetarët e saj.