Thaçi vlerëson të sukseshëm takimin e Brukselit
Prishtinë, 1 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar të sukseshëm takimin e djeshëm në Bruksel.
"Definitivisht, mund të konkludoj dhe të konfirmoj para opinionit kosovar dhe atij ndërkombëtar se dje ka qenë një takim i suksesshëm. Pothuajse kemi përmbyllur marrëveshjen për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë edhe në veri të Kosovës", ka theksuar ai.
Sipas tij zyrtarizimi do të bëhet në ditët e ardhshme. "Kanë mbetur vetëm edhe disa aspekte të vogla teknike të sqarohen bashkërisht nga ekspertët tanë, ata evropianë dhe ekspertët tjerë. Kjo marrëveshje pothuajse është e përmbyllur tha kryeministri Thaçi.