Thaçi vlerëson lart lidershpin e ri evropian
Prishtinë, 31 gusht - Lidershipi i ri evropian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan, vlerëson kryeministri në largim Hashim Thaçi.
Lidershipi i ri evropian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan, vlerëson kryeministri në largim Hashim Thaçi, i cili pret që të arrijnë së bashku ta avancojnë agjendën e dialogut dhe integrimit.
Në rrjetin social facebook, Thai ka shkruar se i ka dërguar urime Donald Tusk për përzgjedhjen në krye të Këshillit Evropian si dhe Federica Mogherini për shefe të diplomacisë së BE.
E përmend qysh me Tusk së fundi ka biseduar gjatë Samitit të Dubrovnikut ndërsa Mogherini thotë se e ka takuar në zyrat e tij para ca javëve.
Pas raportit pozitiv për viza dhe parafimit të MSA, kosovarët presin që viti i ardhshëm të jetë vit i integrimit të thellë dhe lëvizjes së lirë në familjen evropiane. Tusk dhe Mogherini do të jenë shtylla mbështetëse në këtë proces, ka shkruar Thaçi.