20 Janar 2025

Thaçi: Vlerësoj lart qytetarët që protestuan në mënyrë të qetë

Prtishtinë, 17 shkurt  -  Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se ndihet krenar për festimet dinjitoze të qytetarëve me rastin e 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë.

Po ashtu, Thaçi ka vlerësuar qytetarët për protestën. “Ndihem krenar me festimet dinjitoze të qytetarëve tanë në Ditën e Pavarësisë. Kjo ditë sublimon përpjekjet e gjata të gjeneratave të tëra që u sakrifikuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Po ashtu, vlerësoj lart qytetarët që protestuan në mënyrë të qetë. 17 Shkurti është ditë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim partiak dhe etnik. Jam krenar me qytetarët dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)