Thaçi vizitoi Rahovecin
Rahovec, 4 mars - Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten ka qëndruar në Komunën e Rahovecit, me çrast është takuar me vreshtarë, mësues, mjekë e studentë.
Kënaqësi të jesh në Rahovec, në qytetin e qëndresës, heroizmit dhe punës. Vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Tonit dhe Micit. Takova vreshtarë, mësues, mjekë e studentë. Njerëzit janë plot shpresë dhe besim për Kosovën e re, të zhvilluar dhe pjesë e familjes euro-atlantike. Më pritën edhe prijësit shpirtërorë të komunitetit të teqeve të sheh Besimit dhe sheh Mehdiut, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në Facebook.