Thaçi vizitoi ekipin ligjor të Departamentit Amerikan
Washington, 24 korrik - Sot, para nisjes për tu kthyer në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi ekipin ligjor të Departamentit të Shtetit dhe i falënderoi ata në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe punën kolosale në prezantimin e rastit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi theksoi: \"Dje fitoi drejtësia. Dua t\'ju falenderoj në emër të qeverisë dhe popullit tim për një prezantim dinjitoz dhe bindës të argumenteve për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës\".
Nga ana e tij, përfaqësuesi ligjor i Departamentit të Shtetit, z. Harold Hongju Koh shprehu kënaqësinë për përmbylljen me sukses të procesit në GJND në favor të drejtësisë dhe argumenteve të ofruara.