29 Prill 2024

Thaçi: Viti 2012 - vit i përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë

Prishtinë, 1 shkurt - Nën drejtimin e kryeministrit të Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 59-të të rregullt.

Në hapje, Kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka falënderuar gjithë spektrin politik kosovar për nxjerrjen e rezolutës mbështetëse për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Kjo rezolutë mirëpret vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar,  që gjatë vitit 2012 të përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë.

“Kjo rezolutë e spektrit politik kosovar e aprovuar dhe e nxjerrë dje nga Kuvendi i Kosovës,  është një mesazh i unitetit politik dhe qytetar, i përgjegjësive shtetërore, i respektimit të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, i respektimit të plotë të parimeve të planit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisaari”, theksoi kryeministri Thaçi .

“Ashtu siç kemi deklaruar edhe në takimin e Vjenës të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, ashtu siç kemi shprehur edhe dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe sot rishprehim zotimin tonë të fuqishëm, se Qeveria e Republikës së Kosovës,  në konsultim të ngushtë me udhëheqësit e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, gjithashtu në konsultim të ngushtë me anëtarët e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, do të punoj në kryerjen e të gjitha obligimeve që dalin nga dokumenti i presidentit Ahtisaari, në mënyrë që të përmbyllet suksesshëm ky proces gjatë vitit 2012”, tha Thaçi. 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Thaçi ka theksuar se “viti 2012 vazhdon që të jetë vit i një angazhimi të gjithanshëm i gjithë spektrit politik kosovar, i institucioneve shtetërore për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe vazhdimit të implementimit të prioriteteve për Kosovën Evropiane”.

Kryeministri Thaçi është shprehur edhe rreth çështjes së dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë korrekte, e përgjegjshme dhe kreative në këtë proces, me përgjegjësitë më të larta për implementimin e konkluzioneve të arritura në Bruksel, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, me ndërmjetësimin ndërkombëtarë, gjithmonë në implementimin sipas standardeve dhe parimeve evropiane”.

“Ne e mbështesim edhe sot këtë proces jashtëzakonisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, pra mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, dhe e gjithë agjenda edhe sot edhe në të ardhmen do të vazhdohet vetëm si dy shtete të pavarura dhe sovrane, dhe në kuadër të saj hyn edhe çështja e diskutuar e këtyre ditëve sa i përket bashkëpunimit regjional. Qëndrimi i Kosovës ka qenë, është dhe do të mbetet i qartë: Vetëm si dy shtete të pavarura” – tha kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria sot ka miratuar Projektligjin për Komunikimet Elektronike propozuar nga Ministri e Zhvillimit Ekonomik (MZHE). Ky projektligj rregullon fushën që ka të bëjë me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike, shërbimet dhe fascilitetet shoqëruese, përdorimin e burimeve të komunikimeve elektronike, si dhe marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë me radio pajisjet, pajisjet fundore dhe përputhshmërinë elektromagnetike. Është miratuar edhe një rregullore për ruajtjen, sigurimin dhe qasjen në objektet shtetërore.

Sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi arsyeja për nxjerrjen e kësaj rregullore është përcaktimi i bazës ligjore për mënyrën e ruajtjes, sigurimit dhe qasjes në objektet shtetërore e cila nuk krijon shpenzime shtese buxhetore.

Qeveria sot ka marrë vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Tregun e Brendshëm, Komisionit Ekzekutiv për Inovacion dhe Kohezion Social,  Komisionit Ekzekutiv për Qeverisje, Komisionit Ekzekutiv për Ekonomi, Kontroll Financiar dhe Statistika, Komisionit Ekzekutiv për Bujqësi dhe Peshkatari,  Komisionit Ekzekutiv për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime, Komisionit Ekzekutiv për Infrastrukturë. 

Po ashtu Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit nr. 9/131 i datës 1 shkurt 2005, për kompensimin e shpenzimeve në emër të qirasë së banimit në shumë prej 250 € për Kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm dhe këshilltarët e lartë politik.

Qeveria ka shkarkuar Elez Hajdaraj nga anëtari të Bordit të Drejtorëve të KUR ‘’ Hidrodrini’’, SH.A. Pejë.

Agjencia Kundër Korrupsion ka gjetur se zotëri Hajdaraj paraqet konflikt interesi për pozitën e Drejtorit të Bordit në këtë ndërmarrje.

Po ashtu është shkarkuar Ismajl Jonuzi anëtari i Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes Publike Korporata Energjetike e Kosovës KEK për konflikt interesi.

Qeveria ka ndarë  mjete financiare shtesë në vlerë prej 8.760,15 me rastin e manifestimit të Ditës së Boshnjakëve të Kosovës të mbajtur më 28 shtator 2011.

Qeveria ka emëruar dy anëtarë të rinj të Bordit të  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)