21 Janar 2025

Thaçi: Veprimet e opozitës janë pro-ruse

Prishtinë, 17 nëntor - Pas protestës së opozitës në parlament, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u largua nga salla e Kuvendit.

Në një deklaratë para mediat pas përfundimit të seancës ku u miratua në parim Projektligji për Buxhetin 2016, ka thënë se veprimet e opozitës u shërbejnë interesave ruse.

“Veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës janë veprime pro-ruse. Me këto veprime, ata duhet të harrojnë edhe fitoren e zgjedhjeve të vitit 2018”, ka thënë Thaçi.

Ai theksoi se shteti i Kosovës nuk do të dorëzohet para asnjë krimineli, duke nënkuptuar veprimet e opozitës.

Ai tha se opozita përmes skenave të tilla në Kuvend kanë për qëllim zgjedhjet duke porositur këta të fundit të harrojnë pushtetin dhe zgjedhjet të cilat siç tha Thaçi do të mbahet në qershor të viti 2018 por se as atëherë opozita nuk do të marrë pushtetin.

“Opozita nuk ka argumente. Le të harrojnë zgjedhjet, le të harrojnë atë punë. Në zgjedhje shihemi në qershor të vitit 2018 dhe përsëri edhe atëherë të harrojnë sepse qytetarët nuk i duan këto sjellje”, ka thënë ai.

Thaçi tha se derisa pozita ka agjendë shtet ndërtuese, kurse, opozita po tregon se ka agjendë destabilueze dhe një agjendë anti shtetërore dhe ani ligjore.

Se çfarë masa duhet të merren për të parandaluar veprimet e opozitës, Thaçi deklaroi se nuk është politika ajo që merr këto vendime duke porositur që ligji duhet të respektohet nga të gjithë dhe të gjithë duhet të ballafaqohen me veprime t e veta, veprime këto që sipas Thaçi opozita tashmë i ka menduar mirë.

“Nuk është politika që merr vendime për masat që duhet të merren. Ligji duhet të respektohet, askush nuk është mbi ligjin. Krerët opozitar me sjelljet e tyre kanë dal mbi ligjin dhe duhet të ballafaqohen me veprimet e tyre të cilat janë të menduara dhe paramenduara. Janë veprime që nuk i kanë hije askujt me i ba, veprime që po dëmtojnë Kosovë, jo që s’janë demokratike por janë veprime kriminale”, theksoi Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)