17 Janar 2025

Thaçi: Vendimet për veriun janë të drejta

Prishtinë, 26 qershor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se rinia është e ardhmja e vendit dhe e kombit shqiptar. Këto komente, Thaçi, i bëri në Konventën e Pestë Zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës, ku rreth 440 delegatë, në këtë konventë do të zgjedhin strukturat e reja udhëheqëse të RDK-së, 438 delegatë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Thaçi foli edhe për veriun e vendit, duke i garantuar të rinjtë e PDK-së se atje do të normalizohet gjendja, sipas ligjeve të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministri Hashim Thaci tha se Konventa e Pestë e PDK-së do të jetë një moment kthese në sukseset e reja që do t’i shënojë Partia Demokratike e Kosovës dhe shteti i Kosovës. Ai tha se PDK-ja është tani më e fortë se asnjëherë më parë.

“Sot PDK-ja është më e fortë se kurrë. Sot PDK-ja i ka të qarta dhe më fuqishëm qëllimet, vlerat dhe vizionin e vetë. Duke iu falënderuar gjithmonë për angazhimet tuaja të jashtëzakonshme në fitoret e njëpasnjëshme të PDK-së.\"

\"Unë kam besim të plotë se edhe në zgjedhjet e ardhme ju do të jeni motori i fitoreve të PDK-së. Ju rinia e Kosovës do ta forconi lirinë dhe pavarësinë, do ta forconi idealin për të ardhmen”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për veriun e Mitrovicës, duke thënë se vazhdon të jetë plagë për vendin tash e 14 vjet. Thaçi tha se vendimet që janë marrë për veriun, janë vendime të drejta për shtetin dhe popullin e Kosovës.

“E di se ka pasur individë që ka pritur se nuk do të dalim mirë nga ky proces, dhe PDK-ja do të dëmtohet, por unë ju them se kur e kemi marrë përgjegjësinë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, pikë së pari e kemi pasur interesin e qytetarëve, por jo interesat partiake.\"

\"Ne mund edhe të dëmtohemi për ndonjë votë, por i kemi marrë vendimet më të drejta për shtetin dhe popullin e Kosovës”, tha ai. (min4)

Ai u zotua se do të vazhdojë partneritetin me spektrin politik, me të gjithë, edhe me ata që ka dallime konceptuale, ndërkaq garantoi të rinjtë se PDK-ja do ta fitojë edhe mandatin e tretë qeverisës në vend edhe më fuqishëm.

Ndërkaq, kryetari i deritashëm i Rinisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi foli për suksesin e RDK-së gjatë këtyre viteve, duke thënë se ky është organizimi më i madh i rinisë në vend. Krasniqi tha se roli i rinisë në PDK, ka qenë gjithnjë i rëndësishëm.

”Për PDK në dallim nga partitë tjera, rinia nuk ka qenë dekor në kohe fushate, por pjesë e rëndësishme në të gjitha proceset, duke përfshirë edhe vendimmarrjen politike”, tha Krasniqi.

Konventën e pestë zgjedhore të RDK-së e përshëndetën përfaqësuesit e të rinjve nga AAK-ja, PDSH-ja, AKR-ja dhe Partia e Drejtësisë. Pas pjesës solemne, Konventa zgjedhore do të vazhdojë punimet për të zgjedhur Këshillin Drejtues nga i cili do të dalë kryesia e re dhe kryetari i RDK-së.

/RTK/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)