22 Janar 2025

Thaçi: Vendi përjetoi padrejtësisht krizën institucionale

Prishtinë, 10 dhjetor - Në intervistën e tij të fundit si kryeministër, Hashim Thaçi ka thënë se ishte koha e fundit që vendit t\'i jepej ajo që e meriton dhe qytetarët t\'i kishin institucionet për të cilat kishin votuar.

Ai ka thënë se me marrëveshjen PDK-LDK është tejkaluar ngërçi i pakuptimtë politik.

\"Dëshiroj të potencoj se qytetarët dhe vendi padrejtësisht e ka përjetuar një krizë institucionale apo një ngërç të pakuptimtë por për arritjen e marrëveshjes që kemi nënshkruar PDK dhe LDK, është dashur të tejkalohen ato momente të inateve, lagjeve politike apo provinciale dhe të reflektojmë në kuptimin e përgjegjësive më të larta institucionale për të cilën jemi votuar në vend\", ka thënë Thaçi, në intervistë për RTK-në.

Ai ka thënë se partitë nuk janë votuar që të ndajnë shoqërinë. Thaçi tha se për gjashtë muaj u dëgjuan shumë deklarata naive nga partitë e Bllokut. Tha se bllokada ishte e padrejtë dhe se partia e tij sakrifikoi për zhbllokim të gjendjes.

\"Nuk jemi votuar të ndajmë shoqërinë, por të përafrojmë, të luajmë rolin e përafrimit të spektrit politik por edhe marrjen e përgjegjësive për ndërtimin e institucioneve stabile.Për gjashtë muaj kemi dëgjuar prej opinioneve më naive që kemi dëgjuar ndonjëherë.Duke u nisur nga bllokada që ndodhi padrejtësisht për gjatë muaj të bllokadës politike. Kemi punuar që ta nxjerrim Kosovën nga bllokada politike. Ne si parti fituese e kemi shndërruar Kosovën në një parti fituese dhe tash po i ofrojmë vendit institucione kredibile\", ka thënë Thaçi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)