20 Janar 2025

Thaçi: Ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të Kosovës

Prishtinë, 29 prill - Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, mbajti mbledhjen e saj të rregullt në të cilën mori vendime nga përgjegjësitë e saja kushtetuese dhe ligjore.

Në fjalën hyrëse para kabinetit qeveritar, kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, i Ushtrisë së Kosovës, është domosdoshmëri, është moment dhe një shans historike për shtetin e Kosovës, për të gjithë qytetarët e vendit.

“Unë dua të shpresoj dhe të besoj se i gjithë spektri politik kosovar do të merr guximin, do të ketë kurajë, për të dalë mbi çdo interes të adresës së caktuar partiake, të interesit të ngushtë grupor, të interesit ditor elektoral, për të votuar në mënyrë unike dhe koncensuale për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka muaj, javë dhe ditë, që ka kryer të gjitha obligimet, që nga vendimi për themelimin e Ushtrisë, pastaj  për t’ia dërguar Kryesisë së Kuvendit këtë vendim i shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ka kthyer vendimin pozitiv. Gjithashtu dhe të gjitha ndryshimet ligjore të nevojshme, qeveria i ka proceduar në Kuvendin e Kosovës.

"Ftoj edhe njëherë që ky vendim për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, në asnjë rrethanë të mos lejojmë të politizohet. Forca e Armatosur e Kosovës është një Forcë që do të përbëhet prej 8000 vajzave dhe djemve të Kosovës. Do të jetë e ndërtuar sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s", ka theksuar ai.

Sipas tij menjëherë me themelimin e kësaj Force apo me nxjerrjen e vendimit nga Kuvendi, do të bëhen hapat tjerë, në veçanti në procesin e partneritetin për paqe, ku Kosova do ta ketë vendin e merituar.

"Këtë vendim të Kuvendit të Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës, janë sot, duke e pritur edhe Uashingtoni, SHBA-të, edhe BE-ja dhe NATO. Ndërsa, vendimit të qeverisë i ka dhënë mbështetje të plotë Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimi Evropian. Prandaj,  edhe sot, të gjithë, qytetarët e Kosovës pa dallim, presin me padurim këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pra një vendim të tillë është duke e pritur edhe Uashingtoni edhe NATO dhe BE-ja", ka pohuar ai.

Sipas tij Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë një Forcë integruese, gjithëpërfshirëse, multietnike, e standardeve më bashkëkohore, më moderne perëndimore.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)