19 Janar 2025

Thaçi uron qytetarët për Vitin e Ri

Prishtinë, 31 dhjetor -  Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët që 2014-ta të jetë vit i mbarë dhe më shumë suksese.
“Shpresoj që ky mesazh imi t’ju gjej me shëndet të plotë juve dhe njerëzit tuaj më të dashur. Uroj që ky vit të finalizohet për juve dhe familjen tuaj me sa më shumë arritje dhe gëzime e që viti i ardhshëm të na rezervojë të gjithëve më shumë mbarësi dhe suksese.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i uroj të gjitha familjeve kosovare sa më shumë shëndet, mirëqenie e gëzim në vitin e ardhshëm. Urimet më të përzemërta ia dërgoj gjithashtu të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Gëzuar dhe qoftë sa më i mbarë për të gjithë ne Viti i Ri 2014!”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Facebook”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)