19 Janar 2025

Thaçi uron qytetarët e besimit ortodoks

Prishtinë, 6 janar-  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks.

\"Krishtlindjet janë një prej festave që i japin shpirt njerëzimit, përmes ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjes së besimit te Zoti. Kjo festë është festë e shpresës, e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e paqes, e dashurisë, e njohjes dhe përqafimit të vlerave njerëzore\", ka uruar Thaçi përmes Facebookut.

Të na shërbejë për të treguar shpirtin tonë human, për t’iu dalë në ndihmë gjithë njerëzve që kanë nevojë për dorën e ndihmës, për të rritur e forcuar besimin në njëri-tjetrin, mes qytetarëve tonë dhe në gjithë botën.

Kjo ditë le të forcojë besimin tonë dhe të na shërbejë për ngritjen e humanitetit njerëzor, dashurisë dhe adhurimit në hyjnoren, në të madhërishmen, për të qenë më afër rrugës së drejtë.

\"Kam nderin që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’ju uroj Festën e Krishtlindjeve Ortodokse, me shpresën që ky vit të jetë vit i mirëqenies më të mirë për të gjithë ne\", ka uruar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)