Thaçi uron popullin amerikan në Ditën e Pavarësisë
Prishtinë, 4 korrik- Presidenti HashimThaçi ka uruar popullin amerikan me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
\"Dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse, sepse përfaqëson ditën kur ngadhënjeu aspirata për liri e barazi dhe ëndrra për një botë të re, ku secili gëzon lirinë e mendimit, të shprehurit, të kërkimit të prosperitetit dhe të lumturisë në një ekonomi të lirë dhe shoqëri liberale\", ka shkruar presidenti në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
\"Kjo aspiratë na bashkon me SHBA-në sot, nesër dhe përgjithmonë. Por, edhe na obligon që t\'i mbrojmë dhe promovojmë këto vlera, kudo e kurdo, në shtëpitë dhe shoqërinë tonë, duke i bërë themele të Kosovës që duam ne. Gëzuar popullit mik amerikan Ditën e Pavarësisë\", shkruan Thaçi.