Thaçi uron, për 102 vjetorin e Pavarësisë
Ai na facebook, ka shkruar se sot bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë festojnë një ngjarje të madhe historike, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje ka frymëzuar dhe kultivuar gjerësisht ndjenjën dhe idenë e lirisë për vite me radhë edhe në viset e mbetura jashtë Shqipërisë së 28 nëntorit 1912.
\"Shqipëria sot feston 102 vjetorin e pavarësisë, me pozicionin më të mirë politik, diplomatik dhe perspektivë të qartë euroatlantike. Gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, urime Dita e Flamurit Kombëtar, urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë\", ka deklaruar ai.