29 Mars 2024

Thaçi uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Prishtinë, 1 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka uruar nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2010-2011. Në telegramin e urimit që Qeveria e Kosovës e ka lëshuar thuhet se kryeministri Thaçi do të vazhdojë ngritjen e cilësisë në arsim dhe investimin në infrastrukturë dhe ardhmërinë e sigurt të vendit tonë.

“Në emrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor 2010 - 2011, me besimin se do të jetë një vit i mbarë dhe rezultatdhënës”, thuhet në një njoftim të Zyrës për informim të kryeministrit.

Thaçi në telegram vlerëson se kontributi i mësimdhënësve të Kosovës vazhdon të jetë i respektuar, i çmuar dhe se janë të vetëdijshëm se ende duhet bërë më shumë që të përmirësohen kushtet materiale, financiare dhe profesionale për të gjithë arsimtarët dhe punonjësit e arsimit.

"Duke besuar se ky vit do të shënojë rezultate edhe më të larta, ju shpreh përgëzimet më të mira nxënësve që për herë të parë ulen në bankat shkollore, nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme, me urimin për sukses, shëndet dhe rezultate të larta”, thuhet në telegramin e kryeministrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)