19 Janar 2025

Thaçi uron Greqinë për pranimin e Presidencës së BE-së

Prishtinë, 2 janar - Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, ka uruar Kryeministrin e Greqisë, Samaras, për pranimin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Thaçi në \"Facebook\", ka shkruar se shteti i Kosovës do të jetë partner serioz në ndërtimin e perspektivës evropiane të rajonit dhe më gjerë.


Teksti i plotë i Thaçit në  \"Facebook\"


Sot pata kënaqësinë që në emër të qytetarëve dhe Qeverise së Republikës së Kosovës të uroj Kryeministrin e Greqisë, Samaras, për pranimin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Unë besoj fuqishëm që brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti, Greqia do të luaj rol të rëndësishëm në implementimin e Agjendës Evropiane, përmes prioriteteve të caktuara për rritjen ekonomike dhe punësimin si dhe për integrim të mëtujeshem të rajonit - përfshi Kosovën.

Derisa Samiti i Selanikut, nën Presidencën Greke të BE-së i vitit 2003, ishte pikë kthese për hapjen e perspektivës së zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë në veçanti edhe perspektivën e Kosovës, unë sot shpreha bindjen time se Presidenca aktuale do të jetë mundësi unike për të përafruar integrimin e Kosovës me BE-në, përmes përmbylljes së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes Kosovës dhe BE-së, si dhe marrjen e vendimit për Liberalizimin e Vizave për Kosovën – si dy shtyllat kryesore të integrimit tonë në BE.

E çmojmë lartë rolin e Greqisë, si fqinjë rajonal dhe mbështetëse e Republikës së Kosovës në procesin e integrimeve Euro-Atlantike dhe kam kënaqësinë të konfirmoj përkushtimin tonë në fuqizimin e kësaj perspektive edhe gjatë vitit 2014.

Si kryesuese e BE-së, presim nga Greqia që ta mbështes procesin e normalizimit te marrëdhënieve në mes te Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete te pavarura, si dhe të mbështesë arritjen e marrëveshjeve të reja.

Shteti i Kosovës do të jetë partner serioz në ndërtimin e perspektivës evropiane të rajonit dhe më gjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)