01 Maj 2025

Thaçi uron francezët për 14 korrikun

Prishtinë, 14 korrik - Kryeministri në detyrë Hashim Thaci, i ka uruar francezët për 14 korrikun, ditën kombëtare të Francës.

“14 korriku është dita kombëtare e Francës. Unë dëshiroj që ti uroj popullit mik francez gëzuar këtë festë të lavdishme e të shpreh mirënjohjen e madhe që Kosova ka dhe do të ketë përherë për ndihmën bujare që na ka dhënë ky vend. Kjo datë kujton Revolucionin Francez të vitit 1789 dhe i gjithë njerëzimi është mirënjohës ndaj Francës dhe e kujton me nderim këtë ngjarje që ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm emancipues anembanë Evropës. Ky revolucion jetësoi vlerat iluministe të lirisë, vëllazërisë dhe barazisë duke hedhur hapat e para drejt ndërtimit të një shteti modern të unitetit kombëtar, ku sovran është vullneti i popullit, ku qeverisja bëhet në frymën e ligjeve, ku mbizotëron laiciteti dhe ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)