Thaçi uron besimtarët për festën e Krishtlindjeve
Prishtinë, 23 dhjetor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.
Në mesazhin e Kryemnistrit thuhet:
\"I nderuar Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, të nderuar besimtarë, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t\'ju uroj festën e Krishtlindjeve\", thuhet në mesazhin e Kryemnistrit.
Sipas tij kjo festë madhështore e botës së krishterë është ndër ngjarjet më të rëndësishme të miliona besimtarëve anembanë botës që rrezaton besim në vlera religjioze, vlera humanitare dhe mesazh paqeje dhe harmonie midis njerëzve.
\"Besimtarët e krishterë janë komunitet i rëndësishëm global, që në shoqëritë ku jetojnë dhe veprojnë kanë prodhuar vlera të larta kulturore, institucionale dhe modele të qëndrushme të respektit për komunitetet tjera fetare kudo në botë\", ka uruar kyemnistri.
Duke përgëzuar gjithë biesimtarët e krishterë te Kosovës dhe më gjerë, uroj që festën e Krishtlindjeve ta kaloni në lumturi të plotë në familjet tuaja, me të dashurit tuaj, duke besuar në përmbylljen e një viti të suksesshëm në te gjitha lëmitë e jetës.
\"Po, ashtu, të gjithë besimtarëve të krishterë që punojnë në kuadër të institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve në Kosovë ua urojmë Festën e Krishtlindjeve, me urimet më të mira dhe me besimin që paqja dhe mirësia të mbretërojë në mbarë botën\", perfundon urimi kryemnistrit.