Thaçi udhëton për New York
Prishtinë, 8 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për në New York, ku të hënen do të marr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit, në të cilin do të diskutohet raporti rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë i sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon.
Ai ka bërë të diturse dotë marr pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB. \"Sa herë që udhëtoj jashtë atdheut kënaqem duke parë aeroportin tonë të ri e modern Adem Jashari i cili nuk i lë gjë mangut aeroportëve më të mirë në këtë pjesë të botes.
Sot afro 2 milion udhëtare përdorin aeroportin tonë\", ka shkruar ai në facebook.
Në vitet e ardhshme do të zgjerohet për 5 milione pasagjerë.
\"Ndërtimi i këtij aeroporti është mundësuar prej thithjes se mbi 100 milonë euro investimesh të huaja dhe përben një shembull te suksesshëm të modelit zhvillimor të qeverisjes sime, të mbështetur tek sipërmarrja private, tregu i lirë dhe partneriteti publiko-privat\", ka shkruar ai