Thaçi udhëton për në Bruksel, takohet me Mogherinin
Prishtinë, 20 qershor Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku nesër do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.
I pari i vendit do të pritet edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian.