Thaçi udhëtoi për në Romë
Prishtinë, 26 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi për në Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Papë Gjoni i XXIII dhe Papa Gjon Palit II në Vatikan.
Ceremonia e Shenjtërimit mbahet me një meshë në Kapelën Papale në Vatikan e drejtuar nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, të dielën më 27 prill 2014.
Në ceremoninë e shenjtërimi të dy papëve, marrin pjesë udhëheqës të lartë nga mbarë bota.