Thaçi: UÇK kurrë nuk ka luftuar për çështje fetare
Prishtinë, 12 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se UÇK kurrë nuk ka luftuar për çështje fetare por emancipuese në frymën europiane.
\"Dikush sonte ka fëlliqur muret e mureve të Manastirit të Decanit me mbishkrime Kalifati, ISIS dhe UCK. Fillimisht duhet të denojmë nje incident të tillë sepse objekti i Manastirit të Decanit nuk është vetëm mur por trashëgimi e mbrojtur me ligje të Republikës dhe statusin si një vlerë të njohur botërore edhe nga UNESCO. Për më shumë, grafite me mesazhe të tilla janë edhe kundër vlerave më të shenjta të luftës për clirimin e Kosovës\", ka shkruar ai në facebook.
Sipas tij UCK kurrë nuk ka luftuar për cështje fetare por emancipuese në frymën europiane. Për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë pasur njësite xhihadiste apo ekstremiste panortodokse, ne kemi zhvilluar një luftë të ndihmuar nga aleanca më e madhe në botë NATO.
\"Dora e atij që fut në një fjali UCK dhe ISIS nuk është dorë që ja don të mirën shqiptarëve, pakicave dhe Kosovës\", ka theksaur Thaçi.