21 Janar 2025

Thaçi u jep rroga “cash” punëtorëve

Prishtinë, 23 nëntor - Janë gjashtëmbëdhjetë punonjës me kontratë në vepër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila udhëhiqet nga Hashim Thaçi, që po i marrin pagat me para në dorë.

Ndonëse për këtë çështje po heshtin Ministria e Jashtme edhe ajo e Financave, gazeta “Zëri” një gjë të tilla e ka konfirmuar në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryetari i parë i këtij Komisioni, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ali Sadriu, ka konfirmuar se tashmë në Komision është dërguar një raport, ku ndër të tjera ceket edhe kjo çështje.

“Ka mbërritur vërejtja si e tillë. Raportin e kemi marrë. Do ta shqyrtojmë dhe ajo do të jetë publike”, ka thënë shkurtimisht për “Zërin” Sadriu, pa u lëshuar në detaje tjera.

Por siç ka mësuar “Zëri” nga burimet e saja brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga Hashim Thaçi, tashmë në këtë Ministri ka arritur një vërejtje lidhur me këto pagesa nga Departamenti i Thesarit.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)