Thaçi: Tmerret si ai i mbrëmshmi në Nice na lëndojnë zemrën
Prishtinë, 15 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se tmerret si ai i mbrëmshmi në Nice na lëndojnë zemrën, por nuk e lëkundin përkushtimin tonë për liri, barazi dhe vëllazëri, kudo në botë.
\"Jemi me popullin francez gjithmonë, e sidomos në kohët e vështira. I shprehim ngushëllimet më të thella. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që janë prekur. Besojmë në forcën e popullit francez, në forcën e të gjithë popujve paqedashës, që do të ngadhënjejmë mbi dhunën dhe terrorin\", ka shkruar ai në Facebook.