19 Janar 2025

Thaçi: Themelimi i Forcave të Armatosura, shprehje sovraniteti

Prishtinë, 18 shkurt -  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se na ndan një kohë shumë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

"Kjo është forca e re cila do t’i ketë kapacitetet e mbrojtjes dhe do ta ketë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re, Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen ashtu që të janë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës", ka shkruar ai në facebook.

Sipas tij Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, të gjithë qytetarët e saj dhe pronën e tyre.
Forcat e Armatosura të Kosovës do të kontribuojnë për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global.

"Themelimi i Forcave të Armatosura, si shprehje sovraniteti, bëhet në koordinim të plotë me aleatet euroatlantikë.
Aftësia që ne vet ta mbrojmë vendin tonë dhe t’i plotësojmë nevojat tona të sigurisë është, po ashtu, parakusht për integrimin e suksesshëm të Kosovës në strukturat Euroatlantike", ka shkraur ai..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)