Thaçi: Të gjithë krenar me Shqipërinë
Prishtinë, 24 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk ka shqiptar në botë që sot nuk është krenar për arritjet e Shqipërisë.
Shqipëria nga sot është kandidate për anëtarësi në BE. Lajmi më i mirë i mundshëm. Urime motra dhe vëllezër, nuk ka shqiptar në botë që sot nuk është krenar për arritjet e juaja. Dy citate më bien ndër mend në këtë moment. Isa Boletini jonë kur ka thënë se "Unë jam mirë kur është mirë Shqypnia" dhe Naim Frashëri kur tha se "për ne shqiptarët, dielli lind nga perëndimi". Me të vërtetë e ardhmja e të gjithë neve është vetëm Bashkimi Europian!, ka shkruar Thaçi në rrjetin social në Facebook.