16 Janar 2025

Thaçi të enjten raporton para Kuvendit

Prishtinë, 25 mars - Kryesia e Kuvendit të Kosovës i ka dhënë përgjigje pozitive kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, që të raportojë para deputetëve në seancën e ardhshme plenare, rreth takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryesia ka vendosur që raportimi i shefit të ekzekutivit të mbahet të enjten.

Thaçi ka takuar javën e kaluar Daçiqin, në rrethin e shtatë të bisedimeve.

Palët kanë thënë se është shënuar përparim, por jo edhe marrëveshje.

Bisedimet kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)